Dy të rinj nga Istogu të cilët kanë shtënë me armë, janë arrestuar nga Policia.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan janë Denis Osmanaj dhe Leutrim Miftaraj.
Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur një AK-47 me municion si dhe armë me gaz.
Kujtojmë se mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim ose me gjobë.