Shoferi i një autobusi të një kompanie nga Kosova, ka rrezikuar jetën e udhëtarëve pasi i njëjti teksa ndodhej në Tunelin e Kalimashit, gjatë kohës kur autobusi po ecte me një shpejtësi të konsiderueshme, sytë nuk i ka drejtuar nga rruga të cilën e përshkonte por në telefonin e tij.
Udhëtari i ndjerë në rrezik gjatë këtyre momenteve, ka kapur me kamerën e tij të telefonit momentin si dëshmi.