Ka nisur edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll
Kampioni në fuqi, FC Ballkani, ka triumfuar në ndeshjen e parë të këtij sezonit ndaj FC Lirisë në Prizrën, raporton Gazeta Enigma.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori i mirënjohur shqiptar, Nazmi Gripshi.
Në ndeshjen tjetër, skuadra e Dritës para tifozëve të tyre ka triumfuar pastër ndaj Llapit me rezultatin, 2-0.
Golat për ‘bardhekaltërit’ i realizuan dy prurjet e reja, Blerim Krasniqi dhe Albin Prapashtica.
/Gazeta Enigma/