Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Suedisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të femrave.
Spanja ka mposhtur Suedinë me rezultatin 2-1, për të kaluar në finalen e madhe
Ekipi kombëtar i Spanjës kaloi në avantazh me Parullellon në minutën e 81-të.
Megjithatë, Suedia reagoi shpejtë, duke barazuar rezultatin me Blomqvist në minutën e 88-të.
Kur menduam se po shkonim drejt vazhdimeve, në fushë u shfaq Carmona Garcia me një eurogol në minutën e 89-të.
Spanja do të luajë në finale me fituesin e takimit Angli – Australi.