Vetëvendosje nis procedurë disiplinore ndaj asambleistit Mujeci

Vetëvendosje nis procedurë disiplinore ndaj asambleistit Mujeci

Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur nisur procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri, ku Policia atje tha se Mujeci bashkë me katër persona tjerë janë kapur me substanca narkotike.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha për Telegrafin se sapo të mbajnë mbledhjen do të marrin një vendim ndaj asamblistit.

“Me të marrë informacionin kemi inciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka pohuar ai.

Ndryshe, Policia e Shtetit në Tiranë ka arrestuar sot pesë persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërkaq në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe Besnik Mujeci, asamblist i lëvizjes Vetëvendosje.

Policia e Shtetit në njoftimin e bërë për media thekson se ata janë kapur me 11 mijë e 300 tabletash ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, njofton Policia e Shtetit. 

Related Articles