Policia ka hapur rast për hetim të vdekjes, pasi një burrë vdiq në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.
“Shtime 15.08.2023-18:00. Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.