Të mërkurën ka ndërruar jetë viktima që po trajtohej në QKUK si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më datë 04.08.2023 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Bajram Gashi, Lipjan 04.08.2023 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, me datën 16.08.2023 ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.