Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, iu ka reaguar disa ambasadorëve në Kosovë dhe shefit të EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, që është shprehur i shqetësuar për dorëheqjet e tre policëve serbë.
Por Basha thotë se këta ndërkombëtarë “po na shesin përralla”, duke thënë se nëse do të ishin të shqetësuar do të vendosnin masa ndaj Serbisë e jo Kosovës.
“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar”.
”Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës”, ka shkruar Basha në Facebook.
Për dorëheqjen e policëve serbë, të enjten ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani e cila tha se “është rezultat i kërcënimeve të tyre nga Serbia”.