Avokati Mahmut Halimi ka treguar se klientin e tij Ridvan Muharremit Policia e Kosovës e ka dërguar për intervistim në Prokurorinë Speciale.
Ai ka thënë se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.
“Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se çfarë do të jetë epilogu dhe statusi i tij”, ka thënë ai para medieve.
Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.
“Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi.
Ndryshe pak orë më parë, Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, ka thënë sa klienti i tij është i pafajshëm.
Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të
“Kemi prova te mjaftueshme për pafajsinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.
Nga mëngjesi i sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisje edhe në Ministrinë e Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, ky janë arrestuar dy zyrtarë të saj.