Kurti paralajmëron deklarim gjatë ditës së sotme për arrestimet në MINT dhe të Ridvan Muharremit

Kurti paralajmëron deklarim gjatë ditës së sotme për arrestimet në MINT dhe të Ridvan Muharremit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shkurtimisht para gazetarëve për aksionin e ndodhur sot ku kanë mbetur të arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Ridvan Muharremi i “Bukë e Zemër”.

Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me këto arrestime duke dhënë përgjigje për masat përkrahëse të Qeverisë për efiçiencën e energjisë, ndërkohë ka thënë se për zhvillimet e sotme do të flasin sot gjatë ditës.

“Për cështjet e tjera jashtë eficiencës deklarohemi gjatë ditës sot”, ka thënë Kurti.

Dy zyrtarët e MTI dhe Ridvan Muharremi janë arrestuar mbi dyshimet dallavere me rezervat e shtetit.

Related Articles