Futbollisti i njohur kroat, Edi Basa, do t’i mbrojë ngjyrat e SC Gjilanit.
Basa së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit shqiptar ku ka shkëlqyer me skuadrën e Kukësit, raporton Gazeta Enigma.
Sulmuesi anësor është 30-vjeçar dhe pritet që t’i ndihmojë “kuqebardhëve” në sezonin e ri që tashmë ka filluar.
Më poshtë mund ta shikoni përmes videove klasin e fubollistit. /Gazeta Enigma/