Puthi në buzë futbollisten, jep dorëheqje kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës

Puthi në buzë futbollisten, jep dorëheqje kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës

Luis Rubiales ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, pasi puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës.

Rubiales u bë viral, pasi puthi Hermoson, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve të Kupës së Botës, ku spanjollet i mposhtën anglezet me rezultat 1-0.

Në lidhje më këtë rast, FIFA hapi procedurat disiplinore kundër Rubiales të enjten.

”Komiteti disiplinor i FIFA-s informoi sot Luis Rubiales, presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, se po hap procedura disiplinore kundër tij bazuar në ngjarjet që ndodhën gjatë finales”.

FIFA tha se incidenti “mund të përbëjë shkelje të nenit 13 paragrafët 1 dhe 2 të kodit disiplinor të FIFA-s”.

Related Articles