Japin dorëheqje dy policë serbë në Zubin Potok

Pesë policë serbë dhanë dorëheqje javën e kaluar, nga detyrat e tyre në veri të vendit, vetëm pak muaj pasi veshën uniformën e Policisë së Kosovës.

Burime të Indeksonline pohojnë se sot kanë dhënë dorëheqje edhe dy policë të tjerë në Zubin Potok.

Në të njëjtën kohë, dorëheqje kanë dhënë edhe 11 punëtorë serbë të Agjencisë për Situata Emergjente, bashkë me shefin e sektorit të Qendrës Operative Emergjente, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se dorëheqjet e policëve serbë, presidentja Vjosa Osmani i ka quajtur si “ndikim dhe presion” të Serbisë dhe presidentit Vuçiq.

Related Articles