Gjilan: Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunimin e të miturës

Gjilan: Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunimin e të miturës

Një person është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për dhunimin e të miturës në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale me datën 28.08.2023 ka pranuar informacion për një rast ,,Dhunim’’, në të cilin rast viktima e rastit është e moshës së mitur.  Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të mitur me urdhër të së cilit një i dyshuar i moshës madhore është ndalur në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani.

Me rastin në fjalë është duke u marrë edhe prokuroria. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles