Një nga “talentët” e La Masia Fermin Lopez ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Barcelonën. Ai ka nënshkruar me klubin deri në verën e vitit 2027.
Fermin, i cili deri më tani kishte kontratë deri në vitin 2024, do të vazhdojë të qëndojë në skuadrën e Barcelonës për katër sezonet e ardhshme.
Mesfushori andaluzian nënshkroi kontratën e re sot në mëngjes.
Marrëveshja e re vjen vetëm dy ditë pas debutimit zyrtar të 20-vjeçarit në La Liga kundër Villarrealit. Ai hyri në lojë në minutën e 85-të në vend të Ilkay Gundogan. Klauzola e lirimit e shkruar në kontratën e tij me Barcelonën është 400 milionë euro. Është një shumë që pasqyron besimin e klubit në figurën e tij dhe sesi e ardhmja e tij vlerësohet në planet e Xavi Hernandez.