Presidentja Vjosa Osmani i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Kuvajtit, Faisal S. Al-Musaileem.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve”, thuhet në komunikatën e presidencës.
“Në këtë takim, Presidentja shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet”.
“Ndërkaq ambasadori Musaileem, shprehu interesimin për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në fusha të ndryshme dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”.