Shiten biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Shiten biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Janë shitur biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”. Federata e Futbollit e Kosovës lëshoi të martën në shitje biletat për ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës e luan me Zvicrën më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”. Biletat për tribunat në veri dhe jug kushtuan nga 5 euro, për lindje 10 euro, perëndim 20 euro, kurse bileta VIP 80 euro.

Në faqen zyrtare përmes të cilës janë shitur bileta, të martën pasdite nuk ka pasur bileta në dispozicion.

Related Articles