Këta janë babë dhe bir që u kapën me drogë në Zhur të Prizrenit

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar në fshatin Zhur ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të drogës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në aksionin e Antidrogës në Zhur janë arrestuar dy persona.

Siç mëson Sinjali të arrestuar janë babë dhe bir: Bashkim Elezkurtaj dhe Arman Elezkurtaj.

Me rastin e kontrollit policor, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë.

Rastin e ka konfimruar edhe Policia e Kosovës.

“Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”.

Policia ka zbuluar se çfarë ka sekuestruar në aksionin e sotëm në Zhur.

“Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një (1) DVR @LHUA, një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL, dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një (1) peshore digjitale, një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram, dy (2) telefona mobil dhe një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro”, vazhdon njoftimi.

Me vendim të prokurorit kujdestar dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren.

Related Articles