Lëndimi i një lojtari mund t’i fundosë shpresat e një klubi futbolli për suksesin e synuar por një kthim i shpejtë në fushë i një lojtari të lënduar mund t’i ndryshojë gjërat për të mirë në planifikime.
Futbolli në ditët e sotme është njëri prej sporteve më të popullarizuara, i cili ndiqet pothuajse në çdo shtëpi në të gjithë botën.
Prej pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, është duke u rritur cilësia dhe konkurrenca në futbollin kosovar duke bërë që deri në katër skuadra të marrin pjesë në garat evropiane, me skuadrën e FC Ballkanit që për të dytin vit radhazi po merr pjesë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. Si pasoj e pjesëmarrjes në fazën e grupeve në këtë garë, skuadrës nga Suhareka iu ka shtuar intensiteti i lojërave, e bashkë me to edhe lëndime e lodhje më shumë të lojtarëve.
Një skuadër e futbollit që t’i ketë futbollistët në kontrollë e t’i ndihmojë ata në parandalimin e lëndimeve, por edhe në rikthimin sa më të shpejtë në fushë kur ato ndodhin, duhet që të ketë së paku një fizioterapeut dhe një mjek të përgjithshëm.
Sezoni 2023/2024 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për shumë skuadra europiane, shkak, lëndimet e shumta që i kanë marrë lojtarët e tyre vetëm në dy – tri xhirot e para.
Lojtarë si Reece James, Chukëuemeka, Mydryk, iu lënduan Chelseat vetëm në dy xhirot e para, po ashtu ende pa nisur sezoni mirë, për 3 – 4 muaj mbeti jashtë fushave sulmuesi N’Kunku.
Chelsea është një skuadër me buxhet me një buxhet të madh milionash e që rëndësi të madhe i jep stafit të fizioterapeutëve dhe mjekve të skuadrës për t’i redektuar lëndimet. Mirëpo, kur bëjmë një krahasim të skuadrave të mëdha botërore me skuadrat e Kosovës, atëherë buxheti dhe stafi i fizioterapeutëve dhe mjekëve le për të dëshiruar.
Erion Hysenaj, fiziotreapeut i klubit Ramiz Sadikut nga Prishtina dhe ish-fizioterapeut i klubit futbollistik, 2 Korriku në një intervistë për GAZETËN ENIGMA, tregon se sa e rëndësishme është që një skuadër e futbollit të ketë një fizioterapeut.
“Roli i fizioterapeutit lidhet me evidentimin e lëndimeve tek lojtarët që më se shumti lidhen lëndimet muskulo-skeletore , kryerjen e testimeve funksionale dhe speciale për regjionin e caktuar i cili është i lënduar, krijimin e planprogramit për trajtimin e lëndimit dhe rikthimit të lojtarit në fushën e stërvitjes dhe me e rëndësishmja raportimi i lëndimeve tek pjesa tjetër e stafit”, tregon Erion Hysenaj.
Fizioterapeuti Erion Hysenaj tregon se cilat janë disavantazhet për një klub futbolli që nuk e ka një fizioterapeut të rregullt në stërvitje dhe në ndeshje.
“Të mos pasurit fizioterapeut në skuadër sjellë shumë disavantazhe dhe vështirësi për klubin dhe trajnerin në përzgjedhjen e formacionit titullar, pa profesionist shëndetësor siç janë fizioterapeuti apo mjeku sportiv është e pamundur evidentimi i problemeve më të cilat lojtarët shoqërohen një pjesë të konsiderueshme të kampionatit”, tregon ai për Gazetën Enigma.
Futbolli i Kosovës është në një fazë të tranzicionit në të gjitha garat prej Superligës e deri te gjeneratat e reja thotë fizioterapeuti Hysenaj.
“Në Kosovë futbolli po zhvillohet çdo herë e më shumë, për momentin mund të themi që ndodhemi në një fazë tranzicioni ku klubet në të gjithë territorin e Kosovës po mundohen që me mundësit që i kanë çdo herë e më shumë të kenë afër tyre profesionistët mjekësorë të kualifikuar, fizioterapeut apo mjekë” thotë ai.
Fatkeqësisht në futbollin kosovar, pos në Superligë dhe tek disa klube të Ligës së Parë, jo te të gjitha të cilat janë 20 klube, fizioterapeuti mungon në stërvitjet e klubit i cili ftohet dhe paguhet vetëm në ditën e ndeshjes. E për këtë shkak, lëndimet janë më të shpeshta për këto skuadra që nuk kanë fizioterapeut të rregullt në stërvitje dhe që nuk përkujdesen për lojtarët para dhe pas stërvitjeve. Sa e rëndësishme është prania e fizioterapeutit, tregon Erion Hysenaj për Gazetën Enigma.
“ Rëndësia e të pasurit mjekun&fizioterapeutin në seancat stërvitore është pa dyshim më se e nevojshme pasi që ata luajnë rol kyç në evidentimin e problemeve shëndetësore tek lojtarët dhe trajtimin e tyre. Kjo natyrisht që sjell lehtësira për të gjithë pjesën tjetër të stafit dhe klubin në veçanti pasiqë e mundëson një pasqyrim më të mirë se kush nga lojtarët është në gjendje të luaj e kush jo”, tregon në detaje ai për Enigmën.
Sipas fizioterapeutit numri i fizioterapeutve në skuadrat evropiane shkon deri në 7, kurse në Kosovë është problem që ta gjejnë një të tillë.
“Në skuadrat profesioniste evropiane numri i fizioterapeutëve shkon nga 5 deri në 7 fizioterapeut të cilët bëjnë një punë të vazhdueshme duke evidentuar të gjitha lëndimet e mundshme dhe më e rëndësishmja duke i raportuar ato tek pjesa tjetër e personelit shëndetësor. Tek ne në Kosovë ky numër i madh i fizioterapeutëve në një klub për fat të keq tani duket e pamundur për shumë shkaqe. Shumë klube mezi sigurojnë një mjek për lojet e tyre zyrtare”, tregon ai.
CILAT JANË SHKAQET APO PASOJAT QË VIJNË DERI TE LËNDIMET NË FUTBOLL?
Fizioterapeuti Erion Hysenaj thotë se lëndimet në futboll vijnë si pasoj e shumë faktorëve.
“Lëndimet në futboll vijnë si pasojë e shumë faktorëve siç janë pushimi i pakët, përgatitja e dobët atletike, lojërat e shumta dhe intensive. Në Kosovë përkundër kushteve që po shkojnë duke u përmirësuar dita ditës e që po bëhen më të favorshme për sportistët tanë, në veçanti nga ekipet e Superligës tek të cilat organizimi është më në nivel ende është e nevojshme që disa faktor si përgatitja fizike, pushimi , ushqimi i shëndetshëm i lojtarëve, brenda dhe jashtë ambienteve të klubit të jetë nën kontroll. Ky rezultat mund të vie vetëm në interaksion në mes të profesionisteve të fushës së caktuar dhe lojtarëve”, tregon ai.
Për shkak të mungesës së fizioterapeutve të mjaftueshëm, lëndimet e lojtarëve në futbollin kosovar vijnë si pasoj e intensitetit të lartë të stërvitjeve, mungesës së pushimit të mjaftueshëm dhe mënyrës jo të duhur të ushqyerit, thotë fizioterapeuti Erion Hysenaj.
“Futbollistët tek ne në Kosovë në të shumtën e rasteve përballen me problemet muskulo-skeletore, që vijnë si pasojë e tejpërdorimit , stërvitjeve me intensitet të lartë , mungesës së pushimit të mjaftueshëm , keq ushqyeshmërisë , e një rol shumë të rëndësishëm ose faktor tjetër kyç është edhe gjendja e terreneve sportive në Kosovë”, tregon ai.
Ai tregon se cili grup i muskujve bëhet shkak që futbollistët të lëndohen e të mos jen pjesë e fushës së gjelbër.
“Regjioni i muskujve pasmë të kofshës ose siç njihet grupi i Hamstringut në të shumtën e rasteve është regjion ku lojtarët ankohen për dhimbje si pasojë e mbingarkesës, natyrisht duke mos përjashtuar edhe regjionet e tjera të muskujve të gjymtyrëve të poshtme dhe të sipërme”, zbulon ai për mediumin tonë.
Sipas Erion Hysenajt kur një skuadër futbolli i nis përgatitjet për sezonin e ri e ka të domosdoshme pranimin e së paku të një fizioterapeuti në stërvitje dhe të kenë koordinim të vazhdueshëm me stafin mjekësorë për ta pasur një grup të lojtarëve sa më të shëndetshëm për fillimin e sezonit.
“Skuadrat kur fillojnë fazën e tyre përgatitore kanë planprogramin e tyre të caktuar si për fazën e përgatitjes fizike ashtu edhe taktike, sa i përket asaj fizike skuadrat duhet që të kenë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunim me stafin mjekësorë të cilin e kanë në klub dhe koordinimi fizioterapeut-klub të mos mungoj gjatë gjithë kohës”.
“Fizioterapeuti është personi i parë me të cilin lojtarët janë në kontakt dhe ua shprehin problemet dhe lëndimet të cilat i kanë dhe jo rrallë herë përveç detyrave tona si fizioterapeut ne gjithashtu jemi edhe dhënës të ndihmës së parë si gjatë stërvitjeve ashtu edhe në lojërat qofshin ato miqësore apo të karakterit garues. Raportimi me kohë i lëndimeve , krijimi i planprogramit për trajtim dhe rikthim si dhe natyrisht bashkëpunimi i ndërsjellë i pjesëtarëve të tjerë të klubit duke respektuar në maksimum vendimet e stafit mjekësorë , duke përmirësuar kushtet e lojtarëve dhe lehtësuar sa më shumë mundësitë për shërim qojnë në një rezultat pozitiv dhe te dobishëm”, përfundon Hysenaj për Gazetën Enigma.