Të shtunën në program do të jenë pesë ndeshjet e xhiros së gjashtë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Vëmendjen në këtë xhiro e merr derbi shqiptar që do të luhet në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit.
Kuqezinjtë e kanë nisur më mirë kampanjën e re, ku nga katër ndeshje të luajtara regjistrojnë katër fitore (një ndeshje më pak, atë ndaj Strugës), ndërsa Shkupi nuk e ka nisur edhe aq mirë, pasi nga pesë takimet e luajtura në sezonin e ri ka marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Gjithsesi pavarësisht formës, të dyja skuadrat prodhojnë atmosferë të nxehtë kur përballen ndërmjet veti dhe gjithashtu pritet të jetë edhe këtë të shtune në stadiumin e qytetit të Tetovës, aty ku nga ora 16:00 do të zhvillohet derbi i parë i këtij sezoni ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit.
Ndërkohë në të njëjtën kohë do të luhen edhe katër ndeshje tjera të xhiros së gjashtë. Skuadra e Gostivarit në shtëpi do të pret Sileksin, ndërsa Voska Sporti në Ohër do të përballet me Bregallnicën e Shtipit.
Në dy ndeshjet tjera takohen, Brera – Rabotnicki dhe Vardari – Makedonija Gjorce Petrov.
Xhiroja e gjashtë mbyllet të hënën, kur kampionët e vendit, Struga Trim Lum takohet me Tikveshin. /