Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me nderimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Berisha ka publikuar një foto në Facebook bashkë me Rugovën që thotë se është e shtatorit të vitit 1991.
Por Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama me porosi të Vuçiq nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.
“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtëpinë time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiq nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, ka shkruar Berisha në Facebook.