Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson Ligji i ndryshuar për tatimin në pronë.
Sipas Muratit, deri tash këtë vendim e kanë marrë Graçanica, Obiliqi dhe Drenasi.
Ai ka inkuruajuar edhe edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë këtë mundësi, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.
“Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022″.
“Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”, ka shkruar Murati.