Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën katërt.
Vëmendja krysore do të jetë në qytetin e Podujevës, ku Llapi do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Të dyja skuadrat e kanë nisur mirë sezonin e ri, me kryeqytetasit që kanë dy fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Llapi renditet në pozitën e katërt me 6 pikë të grumbulluara në tri ndeshje.
Pasi arriti të kualifikohet në grupet e Conferenece League, Ballkani i rikthehet ndeshjeve të Superligës, e cila është nikoqire e Gjilanit.
Kampioni në fuqi renditet në pozitën e tretë me 6 pikë, ndërsa skuadra “Skifterat” kanë një barazim dhe një humbje në dy ndeshje të zhvilluar.
Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në Gjilan, me skuadrën e Dritës e cila është nikoqire e Dukagjinit.
Bardhëkaltërit kanë grumbulluar 4 pikë në dy ndeshje, ndërsa skuadra nga Klina renditet në vendin e parafundit të tabelës me tre humbje.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 16:00.