Një zjarr ka kapluar një depo nafte në Shën Petersburg, thanë zyrtarë rusë.
Dhjetëra zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarrin dhe 12 automjete të emergjencës kanë qenë në vendngjarje. Një hangar prej 80 me 10 metra është përfshirë nga flakët, por zona e plotë e zjarrit është ende duke u përcaktuar, shkruan CNN.
Ndërsa, gazeta ruse online e lajmeve “Fontanka” raportoi se zjarri ishte në depon e naftës Ruchi.
Megjithkëtë ende nuk dihet shkaku i ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për viktima.