Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, vlerëson se KQZ-ja nuk ka mandat të organizojë referendum në katër komunat veriore.
Daka, e ftuar në Rubikon në Klan Kosova, mes tjerash ka folur edhe për udhëzimin administrativ, për të cilin tha se ka rregulluar vetëm procedurat e mbledhjes së nënshkrimeve dhe jo si do të organizoheshin zgjedhjet.
“Me ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, KQZ-ja është i vetmi institucion që organizon zgjedhje, mirëpo ato zgjedhje duhet të dekretohen nga presidenti i shtetit. Në rastin konkret, edhe nëse mblidhen 20 për qind të nënshkrimeve pastaj duhet të organizohet një lloj referendumi, të cilin KQZ-ja për momentin nuk ka mandat të organizojë”, u shpreh Daka.
“Sepse nuk ka ligj për referendum, dhe nuk mundet me një udhëzim të jap një kompetencë KQZ-së të cilin për momentin nuk e ka”.
“Në fakt KQZ-ja ka kompetencë të organizojë referendum por nuk ka ligj për referendumin në bazë të cilit do të organizoheshin”.