Mbi 96 milionë euro ka arritur fitimi i pastër i bankave komerciale për periudhën janar-korrik 2023, fitim ky që nuk është arritur asnjëherë më pare që nga paslufta.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sektori bankar i vendit gjatë kësaj periudhe kohore ka realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej mbi 240 milionë euro, përderisa pas shpenzimeve prej 145 milionë euro, fitimi i pastër ka arritur në 96.4 milionë euro.
Kjo shumë e lartë e fitimeve, më e larta që nga paslufta, është rezultat i shtrenjtimit të kredive dhe shërbimeve bankare. Norma mesatare e kredive ka arritur në 6.6 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita është 2.7%, raporton Front Online.