Revoltohet ish-ushtari i UÇK-së derisa flet për Specialen: Çfarë drejtësie është kjo?

Revoltohet ish-ushtari i UÇK-së derisa flet për Specialen: Çfarë drejtësie është kjo?

Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka folur rreth intervistës të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe për drejtësinë në Gjykatën Speciale.

Ai është revoltuar pasi sipas tij nuk po gjykohen drejtë ish-krerët e UҪK-së dhe këtë e ka quajtur si të tmerrshme.

“Ndërtimi i kësaj gjykate me akuza me trafikim urbane e gjana të tjera, ashtu edhe sot është duke funksionu pa asnjë argument duke i mbajtur me përpjekje të ndryshme siç ka ndodhur me Sali Mustafën. Pra të kaloj në një drejtësi ndërkombëtare, pra një prokurore të kaloj nëpër Makovcë e të mos e shofin çfarë ka ndodh aty e mos te shohin atë krim te tmerrshme, është për mu habit për çfarë drejtësie jem tu fol, çka është kjo”, ka thënë ai në Kanal10.

Related Articles