Sport Club “Gjilani” ka bërë një goditje të madhe duke transferuar futbollistin e mirënjohur shqiptar.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se “kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Valmir Nafiun.
Lojtari 29-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e Shkëdijës së Tetovës, kurse karrierë ka bërë edhe në shumë skuadra si Skënderbeu u Korçës, Renova. Gjithashtu Nafiu ka luajtur edhe në Bundesligën gjermane me skuadrën e Hamburgut.
Enigma mëson se gjilanasit edhe më tutje janë duke menduar për prurje në ekip.
/Gazeta Enigma/