Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim.
Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Klinë 06.09.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.