Pas numrit të madh të aksidenteve në vend, sidomos të atyre me fatalitet, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media ka folur për mundësinë e dixhitalizimit të trafikut në Kosovë.
Ai foli për mundësinë e shqiptimit të gjobave pa e ndalur personin.
Sipas tij, ky plan do të ndihmonte në uljen e numrit të aksidenteve.
“Ne po jetojmë në shekullin 21 dhe gjithashtu shtetet moderne kontrollin e trafikut e bëjnë me mjete digjitale, kamera, senzor, radar, jo përmes formës fizike qysh jemi ne tu e apliku. Ky hap që jemi tu e përgatit do të ndihmojë fillimisht në uljn e nivelit të gjobave, në uljen e aksidenteve ne trafik dhe në vetëdijësimin e qytetarëve”.
Mehmeti theksoi se në rritjen e aksidenteve në trafik ka kontribuar periudha pas “lockdown”.
Drejtori i Policisë: Nga janari janë shqiptuar mbi 170 mijë gjoba, 35% më shumë vdekje në aksidente from Ekonomia Online on Vimeo.