Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur të paktën 296 persona.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit, i cili u regjistrua në orën 22:11, ndërsa pati një pasgoditje prej 4.9 shkallës të Rihterit 19 minuta më vonë, shkruan BBC.
“Sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, bëri të ditur ministria e Brendshme e Marokut, duke shtuar se 153 persona u plagosën dhe u shtruan në spital.
Banorët e qytetit, sipas BBC-së, kanë vendosur që të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, në rast se qyteti goditet sërish nga pasgoditje të fuqishme të tërmetit.