Më shumë se 820 njerëz kanë vdekur në tërmetin shkatërrues prej 6.9 ballësh që goditi Marokun.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se të paktën 672 persona janë lënduar, mes të cilëve 205 janë në gjendje të rëndë.
Në internet janë publikuar pamjet shqetësuese të pasojave të fatkeqësisë natyrore, raporton bbc.
Një numër i madh i qytetarëve të Marrakeshit e kanë kaluar natën të frikësuar në rrugë.
Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë, 70 kilometra në jugperëndim të qytetit të Marrakesh.
Mediat raportojnë se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Marokun.
Dyshohet se numri i të vdekurve do të rritet, pasi një e treta e vendit u prek nga tërmeti.
Earthquake in Morocco 😢#المغرب #مراكش #زلزال #earthquake #Morroco pic.twitter.com/js06XSLqXr— Muhammad Shahbaz (@Muhamma40247642) September 9, 2023