Gazetarja, Jeta Xharra i ka reaguar publikisht Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, me ç’rast ka kritikuar këtë organizatë duke thënë se po e anashkalojnë mediumin e saj, tash e disa herë, raporton Gazeta Enigma.
Xharra në postimin e AGK-së ku kritikon diskriminimin gjinor që është bërë në menaxhmentin e RTK-së, ka komentuar duke ia rikujtuar AGK-së, se kjo gjë fillimisht është bërë publike nga vet Xharra.
“E cka o problemi qe AGK ne kete reagim e anashkalon me cek qe ky hulumtim qe i ka zbulu keto padrejtesi osht bo prej Kallxo.com ? Pra le ta dine njerezit qe hulumtimi ka dal me 1 shtator, AGK s’ka marre iniciative me reagu por tek masi i kane shkru keto gra qe i kam intervistu, tek kur grate e rtk-se e kane pyet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK “Cka u bo pse s’po reagoni edhe per neve?”, henez qatherë agk o qu prej gjumit, 8 dite pas publikimit te artikullit, me reagu pasi qe “keshilltaret” ja kane dhane lejen prej s’nalti qe “po ban me reagu se na u murr ftyra!”. Por si duket keshilltaret kane thane “reagoni po mos e permendni Kallxo.com , kush jane ata na me i permend?”! Ani xheloza, ma mire vone se kurrë, qe per lexuesin tuaj me dit kush o baba qe i ka zbulu keto padrejtesi!”, ka shkruar Xharra.
Xharra tutje ka pyetur se çfarë ka ndodhur edhe me kërkesën e Kallxo.com ndaj AGK-së për të reaguar në lidhje me Blerim Devollin.
“PS. E kur jemi te baba, pernime AGK çka ndodhi me kerkesen qe e keni prej Kallxo qe 3 jave tash per me reagu per Babën e madh, Blerim Devollin? Me sa dite vonese po doni me reagu ne ate rast? A po pritni me ju marr ftyra edhe pak?”, ka vazhduar Xharra. /Gazeta Enigma