Të hënën rreth orës 19:00, një person ka raportuar në polici se një person tjetër kë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si prova materiale, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e personit të dyshuar por nuk është gjetur asgjë e dyshimt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.