Klinaku: Specialja vazhdon me filmat e tyre në mungesë të fakteve

Klinaku: Specialja vazhdon me filmat e tyre në mungesë të fakteve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi pjesëtarët e EULEX-it, janë duke kryer bastisje në banesën e familjravë të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë

Klinaku ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre”, shkroi Klinaku.

“Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë”.

“P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”.

Related Articles