Dogana e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe ka kapur mallra të kontrabanduara gjatë një kontrolli në Ferizaj.
Bëhet fjalë për produkte të çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Kosovës.
“Mallrat janë sekuestruar nga njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës”, thuhet në një njoftim për media të Doganës.