Krimineli i luftës, Ratko Mlladiq qau në sallën e gjyqit pasi dëgjoi se Dhoma e Apelit e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
“Ish-shefi i ushtrisë serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiq qau ndërsa ishte ulur në bankën e të akuzuarit gjatë vendimit përfundimtar mbi një apel kundër dënimit të tij për gjenocid mbi masakrën e Srebrenicës më 1995”, njoftoi një reporter i agjencisë franceze të lajmeve, AFP.
Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm sot në Hagë. Leximi i vendimit zgjati rreth një orë. Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit. Më 22 nëntor 2017, krimineli Mlladiq u shpall fajtor për herë të parë, për dhjetë nga 11 pikat e aktakuzës.