Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel.
Vuçiq tha se bisedimet përfunduan pa sukses dhe për këtë fajësoi kryeministrin Kurti, për të cilin tha se nuk e pranoi propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian.
“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Vuçiq është pyetur edhe për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe votimet që janë bërë sot në Leposaviq e Zubin-Potok pro anëtarësimit në Asociacion.
Vuçiq i ka quajtur këto “lojëra që po përshkallëzojnë situatën”.