Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është duke vazhduar ndërtimi dhe renovimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës.
Aliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përpjekja e tyre për ndërtimin e shtëpive të para në veri të Republikës së Kosovës, veçse ka marrë rrugën e duhur.
“Shumë shpejt pritet që të përfundojnë procedurat tjera për vazhdimin e projektit në tërësi për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tjera në veri të Kosovës”, ka shkruar Aliu në Facebook.