Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera

Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka bërë thirrje urgjente për zgjedhje në katër komunat veriore.

Borrelli, tregoi mënyrën se si mund të kryhet zgjidhja që të mbahen këto zgjedhje.

“Sot u bëmë thirrje që të marrin masa në veri për të shtensionuar situatën. Duhet të ketë zgjedhje menjëherë, ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera, duhet të ketë menjëherë zgjedhje”, u shpreh Borrell.

“Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve, largimi i kryetarëve mund të bëhet ose me mbledhjen e nënshkrimeve, ose do të japin dorëheqje”,

Ai tregoi se ka marrë siguri nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Mozgjidhja do ta vonojë marrëveshjen, nga marsi patëm një marrëveshje të mirë, që siguron normalizimin dhe paraqet të mira për të  dyja palët nëse do të arrihej marrëveshja”.

Related Articles