Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për të realizuar vizita mjekësore në shtëpi për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeçare.
Siç ka pohuar Kurti, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e veturave në zona të thella rurale.
“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka deklaruar Kurti.