Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se gjatë të rrugës duke tentuar të bëjë tejkalimin e disa motoristëve, njëri prej tyre ia ka aksidentuar veturën dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën.
Sipas raportimit, prapa veturës janë dëgjuar të shtëna me armë, e pastaj i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën viktimës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të premten në pra 19:50 në fshatin Dremjak, Ferizaj.
Viktima ka deklaruar se nuk ka lëndime, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi lidhur me rastin.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.