Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë të rinj anti-plumb, as pas dy vjetësh.
Procedurat për furnizim me këto pajisje kanë ngecur si pasojë e ankesave nga kompanitë e pakënaqura tek Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Gjykata e Tenderëve ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin që peshon rreth 4 milionë euro, duke e rikthyer disa herë në rivlerësim.
Dështimi 24 muajsh për lidhjen e kontratës rrezikon t`i lë pa pancirë policët e rinj, kurse u pamundëson atyre të vjetërve, që veçse i kanë, t`i ndërrojnë pas skadencës.
Mediumi e ka pyetur autoritetin ligjvënës se si po ndodh furnizimi aktualisht, megjithatë përgjigja e tyre ka munguar.
Dështimi i tenderit ka filluar nga fundi i 2021-ës, për të vazhduar deri në gjysmën e vitit 2023.
Ankesat e tri kompanive, të bëra më 2021, nuk janë trajtuar fare nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Ky organ, për gati dy vjet, nuk ka qenë funksional.