Me 150 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje, është dënuar nje qytetar në komunën e Gjilanit, për veprën “tejkalim në vijë të plotë”.
“Në bazë të videoincizimi të pranuar në e-mail në adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Tutje Policia Rajonale e Gjilanit, kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë Policinë e Kosovës.