Kërkohet paraburgim për dy gratë që dyshohen se keqtrajtuan trevjeçarin në çerdhen e Fushë Kosovës

Kërkohet paraburgim për dy gratë që dyshohen se keqtrajtuan trevjeçarin në çerdhen e Fushë Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarave për keqtrajtimin e trevjeçarit në një çerdhe të Fushë Kosovës.

N.M. dhe N.H. akuzohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, sipas dispozitave të KPPRK-së, andaj në bazë të rezultateve nga ky raport, dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdor detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, shkruan në kumtesën e prokurorisë.

Related Articles