Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Ahmet Krasniqit

Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Ahmet Krasniqit

Kuvendi i Kosovës ka mbajture sot një minutë heshtje në 25 vjetorin e vdekjes së kolonel Ahmet Krasniqi.

Kjo është kërkuar nga shefi  i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij” – ka deklaruar Gashi.

Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.

Related Articles