Reperi MC Kresha përveç muzikës në këtë sezon është kyçur në futbollin kosovar.
Kresha në fillimin e këtij sezoni njoftoi për angazhimin e tij te skuadra FC Phoenix – Banjë e cila garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Kresha iu kishte bashkuar trajnerit Gani Sejdiu në stafin e tij pasi ky i fundit ishte emëruar trajner te skuadra e Phoenixit, shkruan Gazeta Enigma.
Pas disa javësh të zhvilluara trajneri Gani Sejdiu ishte larguar nga skuadra për arsye familjare.
Më t’u larguar Gani Sejdiu, skuadra e Phoenix emëroi trajner Faruk Statovcin, e ky i fundit kishte pasur debat të ashpër në vikendin e kaluar me MC Kreshen në një emision sportiv.
Kresha ka konfirmuar se është larguar nga skuadra e FC Phoenix dhe se arsyeja kyresore që kishte shkaur aty ishte Gani Sejdiu./GAZETA ENIGMA/