Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.
Pro 104 deputetë
Kundër 7
Abstenim 2
Të pavflefshme 1
Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e Metës.
Burime bëjnë me dije se për të votuar për shkarkimin e Metës është rikthyer në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka sallën menjëherë pas fjalimit të shkurtër që mbajti në seancë.
Mësohet edhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të Komisionit Hetimor. Ata janë:
Elda Hoti
Adriatik Alimadhi
Artur Rroshi
Suzana Topi
Lefter Maliqi
Gjetan Gjetani
Fatjona Dhimitri