Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar policing Alban Rashiti, që është plagosur sot pas të shtënave me armë zjarri nga grupet e armatosura në Leposaviq.
Ndër të tjerash, ai ka njoftuar se në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, tha ndër të tjera Kurti.