Presidentja Osmani: Të gjithë jemi me Policinë e Kosovës, terroristët s’na zmbrapsin

Presidentja Osmani: Të gjithë jemi me Policinë e Kosovës, terroristët s’na zmbrapsin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se jemi të gjithë krah Policisë së Kosovës.

Ajo tha se terroristët s’na zmbrapsin, por sipas saj, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë, shkruan Gazeta Enigma.

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!  Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar tutje Osmani.

Related Articles